Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kokainë në mish pule nga Brazili/ Detajet, identifikohen katër persona, dyshohet se do merrnin drogën

schedule13:33 - 14 Shtator, 2026

schedule 13:33 - 14 Shtator, 2026

Policia dhe sektori i Antidrogës kishin të paktën gjashtë ditë që mbanin në vëzhgim kontejnerin, për të cilin dyshohej se përmbante lëndë narkotike. Ata kishin infotmacion per targat, ngjyren dhe të gjitha shenjat identifikuese të kontenjerit.

Hetimet kishin nisur disa muaj më parë, pasi dyshohet se grupi kriminal kishte trafikuar edhe më herët lëndë narkotike. Policia ka identifikuar katër persona të dyshuar, të cilët pritej të merrnin lëndën narkotike. Megjithatë, hetimet vijojnë, pasi dyshohet se grupi kriminal është më i gjerë dhe përfshin persona të tjerë. Lënda narkotike kishte për destinacion shoqërinë A.M.G SHKP me bazë në Tiranë

Sipas informacioneve të siguruara nga policia, kokaina kishte si destinacion Tiranën, aty ku eshte dhe baza e kompanisë. Mbi 41 kilogramë kokainë u sekuestruan në Portin e Durrësit. Droga ishte fshehur në një kontejner të ardhur nga Brazili, i cili sipas dokumentacionit transportonte mish pule.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të kontejnerit, shërbimet e Policisë konstatuan 37 paketime me lëndë të dyshuar si kokainë, të vendosura në kapakët e jashtëm të tij. Sasia totale e sekuestruar rezultoi 41 kilogramë e 350 gramë, ndërsa vlera e saj në treg përllogaritet rreth 2 milionë euro.

Operacioni i koduar “Anchor 3” u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe strukturat doganore të Portit. Ky është rasti i tretë brenda një muaji ku autoritetet godasin tentativa për trafikimin e lëndëve narkotike përmes Portit të Durrësit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!