Thomas Tuchel pret një mesfushor dhe Leonardo, drejtori sportiv i PSG-së, është gati t’i plotësojë dëshirën. Nënkampionët e Evropës kanë piketuar Jorginhon, mesfushorin e Chelsea.
Braziliani ka nisur bisedimet me homologët e klubit londinez dhe Telefoot thekson se PSG po tenton ta marrë në huazim lojtarin e kombëtares italiane.
Klubi i Premier League nuk e mohon largimin e 28-vjeçarit, por kërkon para të thata. Shpenzimet në merkato kanë qenë të mëdha dhe Chelsea është kundër huazimit të lojtarit me origjinë braziliane. /abcnews.al