Mohammed Al-Arabi ishte një i panjohur në Libi, deri kur jeta e vuri para një zgjedhjeje të vështirë kur pa një burrë që po mbytej në det. Nuk u mendua dy herë dhe ia doli ta nxirrte nga uji personin që ishte në rrezik dhe nga ana tjetër mbeti vetë brenda në ujë.
U deshën 20 minuta që të gjendej dhe të dërgohej në spital. 24 orë në koma dhe më pas gjendja e tij shëndetësore u përmirësua. Surprizën më të madhe Al-Arabit ia ka bërë Christian Pulisic, amerikani që luan me Chelsea, skuadrën e tij të zemrës.
“Ju jeni trim dhe meritoni të përshkruheni si një hero ose një legjendë. Ju shpëtuat një të huaj nga mbytja dhe sjellja juaj në këtë situatë është mbresëlënëse. Ju me të vërtetë meritoni të përshkruheni si një legjendë. Ju uroj më të mirat”, janë fjalët e Pulisic, drejtuar Mohammed.
I befasuar me atë që i kishte ndodhur, i riu ka folur për BBC Sport Africa. “Ajo që bëri Pulisic është befasuese dhe nuk mendoja se veprimi im do të merrte vëmendje të tillë nga klubi që kam mbështetur që kur isha fëmijë”, shprehet fillimisht Al-Arabi.
A young Libyan Chelsea fan who nearly lost his life saving a man from drowning has been shocked with a message from Christian Pulisic.
Mohammed Al-Arabi was on a beach near the Libyan capital Tripoli recently when he heard someone in distress and rushed into the sea to help him. pic.twitter.com/dclbyxy2DJ— Frank Khalid (@FrankKhalidUK) September 25, 2020
“Unë e dua Chelsea dhe mundohem të shkoj në ndeshjet e tyre sa herë që rrethanat më lejojnë të udhëtoj. Nuk gënjej kur them se Chelsea është gjëja më e mirë për mua në jetë. Miqtë e mi më ngacmojnë se e ekzagjeroj me mbështetjen time, por kjo që ndodhi tani më ka bërë ta dua edhe më shumë këtë klub.
Fjalët e Pulisic jo vetëm më kanë bërë të ndihem mirë, por edhe më kanë nxitur të bëj edhe më shumë për të ndihmuar të tjerët. Jeta është e thjeshtë dhe kur sheh një yll që i jep një njeriu të thjeshtë kurajo, është një nxitje e madh për shumë njerëz që të ndihmojnë në situata të tilla.
Dua të falënderoj këdo që ma shpëtoi jetën mua dhe jetën e personit tjetër, të cilit as emrin nuk ia di. Faleminderit të gjithë atyre që më mbështetën në këtë përvojë të vështirë që kalova”, përfundon tifozi i Chelsea, Mohammed Al-Arabi. /abcnews.al