Votimi për deputetë të PD në qarkun e Kukësit do të bëhet më 25 shtator. Anëtarët e PD janë thirrur të votojnë në bllok për listën e kandidatëve ose të refuzojnë një prej tyre.
Mesa duket, ish-deputeti Flamur Noka nuk është më në listën e Kukësit ku ka qenë përfaqësues në disa mandate.
Lexo edhe: Fushata elektorale, Noka largohet nga Kukësi, PD nis votimin e kandidatëve nga anëtarësia
Me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, lista e kandidatëve që sipas nenit 62 të Statutit të PDSH përmbushin të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokraike, në nivel qendor apo lokal, që kalojnë fazën e dytë dhe i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë, është si më poshtë.
Dega Kukës, Qarku Kukës:
- ADMIR SINAMATI
- ARBEN CEJKU
- BASHKIM SHEHU
- IBRAHIM BRUKA
- SAHIT PRIZRENI
- VJOLLCA VATA
Dega Tropojë, Qarku Kukës:
- BESNIK DUSHAJ
- FERIDE RRAHMANI
- ISUF ÇELA
- LUSH SUSAJ
- MIMOZA HAJDARMATAJ
- XHEM NEZAJ
Dega Has, Qarku Kukës:
- AVENIR PEKA
- DEMUSH KASTRATI
- ELEZ MACI
- ISMET JAKU
- ZENEL KASTRATI
Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit të Komisionit në fazën e tretë, ku secili anëtar voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës.
Pas këtij vlerësimi, rreth 300 kandidatë që do të kalojnë edhe fazën e tretë, lista i dorëzohet për vendimmarje finale Kryesisë së Partisë Demokratike. s.b/abcnews.al/