Protestë para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Enea Ftojit

schedule17:37 - 22 Maj, 2018

schedule 17:37 - 22 Maj, 2018

Pesë ditë pasi Enea Ftoji ftoi humbi jetën në paraburgimin e Komisariatit të Policisë në Korçë, familjarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Protestuesit kërkuan zbardhjen e të vërtetës ndërsa familjarët treguan se kanë konstatuar shenja dhune në trupin e 27-vjeçarit. Sipas të vëllait, Enea Ftoi ka ndërruar jetë në mjediset e komisariatit një ditë para se policia t’i lajmëronte.

Protestuesit i kanë bërë thirrje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të marrë masa ndaj punonjësve të policisë, që sipas familjarëve, kanë dhunuar të riun deri në vdekje. Ngjarja ka ndodhur më 17 Maj dhe Enea Ftoji ishte ndaluar nga policia pasi akuzohej për vjedhje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!