Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar dëme në zonën e Selenicës. Shumë shtëpi kanë pësuar krisje të mureve apo rënie të çative. Në fshatin Vermik 10 banesa janë shembur, në fshatin Bashaj 5 shtëpi me dëme të mëdha, sikurse pesë shtëpi në Matogjin. Pesë familje nga këto janë evakuuar nga autoritetet vendore pasi shtëpitë janë bërë të pabanueshme. Banorët kanë frikë nga lëkundje të tjera. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Rreth orës 18:15 të ditës së shtunë, sipas Qendrës Mesdhetare të Sizmiologjisë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë goditi jugun e Shqipërisë. Epiqendra ka qenë 23 kilometra në jug-lindje të qytetit të Vlorës, në një thellësi vetëm dy kilometra, ndërsa tronditja është ndjerë në disa fshatra. /abcnews.al
Tërmeti në jug të vendit, në Selenicë janë dëmtuar disa banesa
schedule12:06 - 20 Maj, 2018
schedule 12:06 - 20 Maj, 2018