Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Marrëveshja me Italinë për emigrantët do të vazhdojë”/ Rama: Zgjerimi i BE, me të gjithë kandidatët sipas meritës

schedule13:32 - 3 Nëntor, 2026

schedule 13:32 - 3 Nëntor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët do të vijojë të jetë në fuqi, duke e cilësuar atë si një çështje që lidhet me të ardhmen dhe sfidat e vetë Bashkimit Europian.

Gjatë një interviste në kuadër të EuroNews Enlargement Summit, Rama u ndal edhe te procesi i zgjerimit të BE-së, duke kërkuar që të gjitha vendet kandidate të përfshihen në tryezën europiane dhe më pas anëtarësimi të përcaktohet mbi bazën e meritës. Sipas tij, Europa duhet të tregojë guxim dhe të mos i lërë vendet aspirante jashtë procesit të integrimit.

“Nuk është një çështje kaq e madhe sa për të zënë vëmendjen e Europës. Është një çështje e cila nuk do të zhduket se do të forcojmë kufijtë dhe nuk do të zhduket për aq kohë sa përdoret për qëllime politike nga parti të ndryshme. Është një sfidë të jashtëzakonshme, është një sfidë civilizimi për atë se çfarë do të jemi. Doni të nxirrni një titull për motrën time në Itali, por nuk do ua jap. Ajo marrëveshje do të qëndrojë për aq kohë sa ajo do të jetë në krye të Italisë.



Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, Malin e Zi, apo me këdo që vjen pas, ka të bëjë vetë me BE, me atë se çfarë është Europa dhe çfarë kërkon të jetë. Në një botë që po çmendet ku ka forca që po ndryshojnë, BE duhet të bëjë diçka të guximshme përtej asaj pune të zakonshme që është e mirë për ne. Unë jam i bindur mbi procesin e meritës.

Proces i bazuar në meritë, po rreth tryezës. Duhet të jemi rreth tryezës dhe më pas duhet të kalojmë në procesin e meritës. Të gjithë meritojnë që të jenë në tryezën e meritës. Nuk është ide e mirë që të lësh ‘fëmijët’ më lagje. Prandaj na merrni në shtëpi dhe keni gjithë kohën që të na jepni dru, të na ndëshkoni. Këtë duhet të bëjë Europa, nuk duhet të na lini në lagje. Nuk ka të bëjë me Shqiptarët, sepse ne edhe në lagjen të na lesh do të luftojmë përsëri për të qenë me Europën”, tha kryeministri, Edi Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!