Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet për grupin e prostitucionit që udhëhiqej nga Frederik Tota. Për gjykim janë dërguar 11 të pandehur, të cilët prej shumë vitesh kishin rekrutuar vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në disa lokale dhe hotele të qytetin të Shkodrës.
Përfundojnë hetimet për tutorin shkodran, Frederik Tota dhe grupin e tij që akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.
Prokuroria e Shkodrës e ka dërguar për gjykim çështjen në gjykatë.
Rinard Tata dhe 10 persona të tjerë prej shumë vitesh kishin rekrutuar disa vajza dhe i shfrytëzonin për prostitucion në lokale dhe hotele të qytetit të Shkodrës.
Më pas, paratë e përftuara nga kjo veprimtari kriminale i investonin në aktivitete tregtare dhe në ndërtim.
Nga 11 të panderhurit, mes tyre edhe femra, vetëm 7 persona janë në burg, kurse të tjerët ndiqen në gjendje të lirë.
Koka e grupit, Rinard Tata, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai ka ndërruar disa herë emrat, ku njihej si Rinard edhe si Frederik, ndërsa mbiemrin nga Tota e kishte kthyer në Tata.
I dyshuari kishte në pronësi një ambient tre-katësh. Bar kafe “Tata” në lagjen ”Manush Alimani” në Shkodër, të cilës i është vendosur sekuestro preventive.
Biznesi dyshohet se ka shërbyer si vatër prostitucioni dhe është ngritur me paratë e fituara nga kjo veprimtari kriminale./abcnews.al