Qëllohet me pistoletë në mes të Vlorës, plagoset 30-vjeçari

schedule12:15 - 16 Maj, 2018

schedule 12:15 - 16 Maj, 2018

Një person mbeti i plagosur pas një sulmi me armë në qytetin e Vlorës. Policia ende nuk ka mësuar shkaqet e këtij atentati të realizuar nga dy autorë.

Dy persona të armatosur tentuan të vrasin një 30-vjeçar në qendër të qyteti të Vlorës.

Roland Danaj, i cili u plagos dhe u dërgua në spital, ishte duke pirë kafe në një lokal në lagjen “Pavarësia”.

Njëri nga autorët është afruar aty ku Danaj ishte ulur dhe qëlloi ndaj tij dy herë  .

Pa marrë parasysh faktin nëse 30-vjeçari vdiq apo jetoi, autorët u larguan me shpejtësi  në këmbë përmes rrugicave të qytetit.

Sipas policisë, Danaj njihej me dy emra, por nuk dhanë më shumë detaje rreth personit dhe aktivitetit të tij.

Dyshohet se mes palëve ka patur në konflikt të mëparshëm dhe autorët e kanë ruajtur, kur ai është ulur në lokal.

I plagosur është banor i Llakatundit, por më shumë kohë kalonte në qytetin e Vlorës. Policia gjeti në vendin e ngjarjes vetëm një gëzhojë pistoletë.

Vetëm disa orë më herët në Vlorë u plagosën dy vëllezër 18-vjeçar. Ata u sulmuan nga tre persona me kaçavida dhe thikë në rrethana ende të paqarta për policinë megjithëse njëri nga autorët u vendos në pranga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!