Forcat Speciale në Lezhë kanë sekuestruar armë, municione, Euro dhe bizhuteri të dyshuara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes. Për këtë është arrestuar Roan Brahimi, 26 vjeç, nga Lezha. Sipas policisë, FNSH e Lezhës në bashkëpunim me ato të Shkodrës kanë ushtruar kontrolle blic, ku si rezultat i tyre u sekuestruan, një armë zjarri pistoletë “Bereta” me një krehër me 15 fishekë, 14.600 Euro, një sasi bizhuterish. Këto materiale u sekuestruan gjatë kontrollit të mjetit tip “Lancia” që drejtohej nga shtetasi i arrestuar, si dhe dyshohet të jenë të përfituara nga veprimtaria kriminale e vjedhjes./abcnews.al
Lezhë/Sekuestrohen armë, Euro dhe bizhuteri
schedule10:17 - 16 Maj, 2018
schedule 10:17 - 16 Maj, 2018