Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestë e shkatërrime në Tiranë/ Dhjetëra vetë përleshen me policinë. Disa të lënduar

schedule23:01 - 13 Tetor, 2026

schedule 23:01 - 13 Tetor, 2026

Tirana ka përjetuar kaos për shkak të protestave të dhunshme.

Tubimi i thirrur para Ministrisë së Arsimit nga studentët paraditen e së martës u përshkallëzua në përplasje me policinë.

Me fytyra të mbuluara dhe të organizuar në grupe, protestuesit nisën sulmet ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit, duke shkulur kangjellat e trotuarit, duke goditur portat e institucionit dhe duke thyer xhamat e tij.



Por dhuna nuk u ndal te ministria. Përplasjet vijuan në rrugët e kryeqytetit, ku protestuesit u përballën me forcat e policisë dhe shkaktuan dëme në biznese e objekte të tjera. Në hyrje të Rrugës së Durrësit, situata u përshkallëzua edhe më tej, me objekte që u përfshinë nga flakët dhe një institucion financiar që u shkatërrua. Në mbrëmje, skenat e dhunës u zhvendosën edhe në Bashkinë e Tiranës, ku disa protestues të maskuar hynë në godinë dhe ndezën flakadanë në katin e parë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, reagoi për protestën e nisur nga mesdita, duke dënuar sulmet ndaj punonjësve të Policisë.

“Dënoj pa asnjë rezervë sulmet ndaj punonjësve të Policisë, dëmtimin e pronës publike dhe private. Protesta paqësore është një e drejtë demokratike që shteti ynë e garanton plotësisht. Dhuna ndaj njerëzve dhe institucioneve nuk mund të justifikohet në emër të kësaj të drejte themelore. Policia e Shtetit ka detyrimin të mbrojë qytetarët, institucionet dhe sigurinë publike.”

Nga informacionet e marra, nga përplasjet në rrugë u lënduan 19 persona, mes tyre 6 punonjës policie, 2 gazetarë, 8 protestues dhe 3 kalimtarë.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar 40 persona për dhunën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!