Një mënyrë jo e zakonshme proteste por që është përqafuar menjëherë nga 35 vende. Në Gjermani është zhvilluar ndeshja e parë e futbollit, mes vendasve dhe holandezëve, në të cilën të gjithë futbollistët ishin të zhveshur. Sipas regjisorit, kjo është një mënyrë për të treguar se paraja po e prish këtë sport
Në fushën e blertë vetëm me çorape të ngjyrave të ndryshme për t’u dalluar nga njëri-tjetri. Asnjë bluzë dhe as pantallona të shkurtra, vetëm një numër të vizatuar në shpinë. Në Vupertal, në Gjermaninë perëndimore, javët e fundit është luajtur ndeshja e parë e futbollit ndërkombëtar mes ekipeve krejtësisht nudo.
https://twitter.com/okourgiantakis/status/1303144623301328896?s=20
Në fushë ishin gjermanë dhe holandezë. Ideja është e regjisorit Gerrit Starcevski dhe lind si një shenjë proteste kundër një sistemi futbolli në të cilin paraja, sipas regjisorit, është gjithnjë e më shumë i vetmi element që ka rëndësi. Shkallët e stadiumit ishin bosh, ashtu si është vendosur për çdo manifestim sportiv në kohë pandemie, por kamerat ishit të ndezura për të filmuar ndeshjen dhe për ta kthyer në një film.
Për mediat sportive në vend, regjisori gjerman u shpreh se sistemi i futbollit është i sëmurë dhe ja se pse të gjithë janë të zhveshur. Një shenjë për të treguar se kanë hequr dorë nga ccdo gjë që nga veshjet e sponsorizuara deri tek reklamat. Ky event ishte shumë i suksesshëm dhe u aplikua nga 35 vende të tjera. Tashmë po mendohet për ndeshjen e radhës atë mes Gjermanisë dhe Anglisë me 22 futbollistët totalisht të zhveshur në fushë. /abcnews.al