Analisti Armend Demaku ka kritikuar politikën e kryeministrit Kurti ndaj Serbisë, duke e cilësuar qasjen e tij shqetësuese.
Ai tha se është rritur ndikimi serb në Kosovë dhe zhvillimet në veri, pavarësisht veprimeve të Qeverisë për shuarjen e strukturave paralele.
Demaku ka kritikuar edhe atë që e konsideron propagandë politike, duke thënë se ajo synon të ndikojë në mendimin e individit. Ai ka theksuar se Kosova duhet të arrijë një marrëveshje me Serbinë për zgjidhjen e problemeve.
“Politika serbe është e vështirë të ndryshojë, sepse ka të bëjë me mentalitetin e tyre, i cili ushqehet me një doktrinë gënjeshtare. Është shqetësuese futja në Republikën e Kosovës pa ndonjë leje publike që ne nuk e dimë. Kemi pasur raste kur janë futur njerëz nga Serbia pa leje zyrtare.
Prej kohës kur është Albin Kurti, ai e ka zhvendosur vëmendjen tek veriu, ndërkohë që ndikimi serb është rritur. Kanë ndodhur akte terroriste gjatë qeverisjes së tij dhe strukturat paralele janë zhdukur.
Propaganda ka një mision: të krijojë një gënjeshtër dhe të mbytë mendimin e individit. Ky është qëllimi i Kurtit: të duket një njeri i mençur. Politika dhe qasja e tij janë shumë shqetësuese.
Kosova duhet të krijonte marrëveshje me Serbinë dhe ta zgjidhte problemin.”


