Titullare e re, dekor i ri në zyrën e presidencës së Kosovës.
Nga pjesa qëndrore e zyrës, kreu i ri i shtetit ka lëvizur pozicionin e deklaratës së Pavarësisë dhe fotografinë e presidentit Ibrahim Rugova.
Ky veprim i presidentes Justina Shiroka Pula ka ngjallur reagim në vend.
Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se ato duhet të kthehen në vendin e mëparshëm , në respekt të institucionit dhe historisë së vendit, ndërsa analistët dhe komentet në rrjetet sociale e kanë konsideruar veprimin të papërshtatshëm, duke e këshilluar presidenten të mos veproi me zyrat e presidencës si me shtëpinë e saj.
Vendin qëndror e ka zënë një punim i babait të presidentes Simon Shiroka, një lule e punuar me filigramë.
Emri i Simon Shirokës është i njohur në zonën e Prizrenit si mjeshtër i filigranit, argjendar dhe punues i artit tradicional shqiptar.
Presidenca e ka dhënë një përgjigje këtë të martë për ndryshimet, duke thënë se në këtë rast kemi të bëjmë me një ndryshim të pozicionit të objekteve.
“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty.”
Deklarata e pavarësisë është zhvendosur në koridorin e presidencës, ndërsa fotografija e Ibrahim Rugovës, e vendosur aty gjatë mandatit të presidentes Osmani është spostuar në murin anësor, larg vendit ku bëhen pritjet zyrtare.
Dokumenti i ekspozuar në institucionet e Kosovës është një kopje e deklaratës origjinale të Pavarësisë, e shkruar me dorë në pergamenë dhe e nënshkruar më 17 shkurt 2008 nga udhëheqësit shtetërorë dhe deputetët e Kuvendit.
Presidentja e re u zgjodh me votat e VV dhe PDK pak përpara përfundimit të mandatit kushtuetues, mesnatën e 6 tetorit…


