Në forumin e Paqes në Paris ndodhet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Në agjendën e tij në kuadër të punimeve bien në sy takime me ish zyrtarë të francës.
Ai mbërriti në Paris mbrëmjen e të hënës, ku u prit nga Gérard Larcher Presidenti i Senatit francez me në fokus diskutimet për integrimin evropian, NATO-n, reformat dhe bashkëpunimin dypalësh.
Ndërsa pjesa tjetër e takimeve vijoi me Ish-ministërin e Mbrojtjes të Francës, Florence Hartmann, gazetare dhe ish-zëdhënëse e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, një tjetër ish zyrtar të ministrisë franceze të mbrojtjes dhe drejtoreshën e Qëndrës Kulturore të Kosovës në Paris.
Ende nuk është konfirmuar asnjë takim bilateral me presidentin francez Emanuel Macron.


