Vizita e përfaqësuesve të Listës Studentore të Serbisë në Kosovë ka nxitur diskutime në Komisionin parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Nënkryetari i këtij komisioni, deputeti i LDK Fadil Hadërgjonaj, ka ngritur shqetësimin për vizitën e zhvilluar një ditë më parë, DUKE THËNË SE NUK KA INFORMACIONE ZYRTARE NËSE AJO ËSHTË AUTORIZUAR NGA INSTITUCIONET PËRKATËSE.
“Dje ishte caktuar vizita e Listës Studentore serbe dhe mesazheve që i kanë dhënë. Nuk kemi ndonjë informacion, as ndonjë njoftim zyrtar nga institucionet përkatëse se a kanë pasur leje, a i kanë ardhur nga ministria përkatëse, a është i pavarur, a i ka mekanizmat e vet për monitorimin dhe kontrollimin e këtyre vizitave.”
Lista studentore zbarkoi në Kosovë vetëm pak ditë pas fitores në zgjedhjet e 25 tetorit, me ndalesën e parë kishat ortodokse në Graçanicë, Deçan dhe disa objekte fetare në Prizren në vazhdimin e traditës së ish presidentit, ndërsa qëndrimi për Kosovën bëhet edhe më i qartë.
Fegja Dimoviç, kandidat i Listës Studentore në Serbi pas vizitës deklaroi se Kosova zë një vend të rëndësishëm në programin politik të kësaj liste, e cila e konsideron atë “pjesë përbërëse të Serbisë” dhe “shtyllë të identitetit tonë shpirtëror dhe kulturor”.


