VIDEO/ Supergol i Ansu Fati, 17-vjeçari shkruan emrin e tij në histori

schedule21:29 - 6 Shtator, 2020

schedule 21:29 - 6 Shtator, 2020

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati, ka shënuar një supergol për Spanjën në takimin kundër Ukrainës, i vlefshëm për UEFA Nations League. 17-vjeçari katalanas shënoi golin e tretë për “Furinë e Kuqe”, pas dopietës së Sergio Ramos.

Në minutën e 32-të, Ansu Fati merr një pasim në krahun e majtë. Pasi avancon disa metra, sulmuesi futet drejt qendrës dhe lëshon një silurë me të djathtën, me topin e goditur prej tij që përplaset në shtyllën e largët dhe përfundon në rrjetë.

Me këtë gol, Fati bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Spanjës, vetëm 17 vjeç (31 tetor, 2002). Një talent i madh po rritet në brezin e iberikëve…/abcnews.al

https://twitter.com/MessiFC10i/status/1302688016515825664

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!