Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rast i çuditshëm në Nations League/ Serbia e mbylli grupin pa pikë, por mund të qëndrojë në Ligën A

schedule12:17 - 17 Nëntor, 2026

schedule 12:17 - 17 Nëntor, 2026

Në formatet e turneve të futbollit ndërkobëtar ka edhe raste që dalin jashtë çdo llogjike të konkurrencës. I fundit është ai i Serbisë në Ligën e Kombeve. Kombëtarja serbe e mbylli turneun me një ecuri katastrofë, me 6 humbje në po aq ndeshje dhe një golavarazh minus 8. Kjo I kushtoi vendin e fundit në grupin 2 të Ligës A, ku luajti bashkë me Gjermaninë, Hollandën dhe Greqinë, por nuk mjafton që ta largojë atë nga niveli më i lartë i kompeticionit.

Serbët do të kenë një mundësi të dytë, pasi do të luajnë në play off.

E ԭuditëshme por e vërtetë, pasi dy kombëtare të tjera patën një ecuri edhe më të dobët. Bëhet fjalë për Republikën Çeke, që luajti në grup me Anglinë, Spanjën dhe Kroacinë si dhe Turqia që mati forcat në grupin e saj me Francën, Belgjikën dhe Italinë.



Këto ekipe gjithashtu I humbën të gjitha ndeshjet, duke u renditur në vendet e fundit pa asnjë pikë, por kishin një golevarazh akoma më negative se Serbia. Në këtë mënyrë, kjo e fundit do të ketë një shans të dytë për të qëndruar mes më të mirëve në Ligën e Kombeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!