Balfin ndërton shtëpinë e re për familjen Sorra

schedule16:44 - 12 Maj, 2018

schedule 16:44 - 12 Maj, 2018

Pasi emisioni STOP solli në vëmendje historinë e familjes Sorra, kushtet e jetesës së të cilëve ishin në kufijtë e mbijetesës dhe me kryefamiljarin e sëmurë rëndë i cili ndërroi jetë duke lënë të vetme bashkëshorten e tij me tre fëmijë në situatë skamje, thirrjes së nismës “Fundjave Ndryshe” iu përgjigj presidenti i grupit Balfin Samir Mane.

Duke shpresuar në lehtësimin sadopak të humbjes së bashkëshortit dhe jetesës për fëmijët, Mane u shpreh i privilegjuar në mundësinë e ndërtimit të një shtepie të re për familjen Sorra.

“Shpresojmë që këtë bashkëpunim ta kemi edhe për familje të tjera. Ju falenderoj të gjithëve dhe ta gëzoni shtëpinë e re”.

Iniciativa erdhi si pjesë e donacioneve që fondi balfin, nën përkujdesjen e presidentit Samir Mane, dhuron në mbështetje të shtresave në nevojë. /abcnews.al