Programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura” po vazhdon në gjithë vendin për mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike. Së fundmi, nxënës nga Lezha iu bashkuan aksionit në shtegun e Ishullit të Kunes, duke kontribuar në pastrimin dhe ruajtjen e natyrës.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga aktiviteti, ndërsa programi synon të forcojë bashkëpunimin mes institucioneve dhe qytetarëve për mbrojtjen e hapësirave natyrore, në një kohë kur turizmi natyror në Shqipëri po rritet.
“Mirëmëngjesi dhe me të rinjtë që i janë bashkuar nismës për mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e pastërtisë në shtegun e Ishullit të Kunes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.


