Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rishikuar me rritje ecurinë e ekonomisë shqiptare në projeksionet e publikuara për vjeshtën. Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3.5 % gjatë këtij viti nga rreth 3.4% që ishte në vlerësimet e mëparshme.
Sipas Fondin Monetar Ndërkombëtar pavarësisht sfidave dhe tensioneve gjeopolitike ekonomia shqiptare do të ketë një ecuri pozitive dhe njëkohësisht parashikohet ulje e nivelit të inflacionit.
Sipas raportit inflacioni mesatar në Shqipëri pritet të jetë 3,2% në vitin 2026, nga 3,4% që parashikohej në prill. Kjo do të thotë se rritja mesatare e çmimeve pritet të jetë pak më e ulët nga sa mendohej më parë.
Ndryshime ka edhe në parashikimet për llogarinë korrente, që tregon diferencën mes të ardhurave dhe pagesave të vendit në marrëdhëniet ekonomike me jashtë. Për vitin 2026, deficiti pritet të jetë 2,1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), nga 2,8% që parashikohej në prill.
Ndërkohë, parashikimet për papunësinë mbeten të pandryshuara. Në krahasim me vendet e rajonit Shqipëria renditet midis vendeve me rritjen më të lartët të ekonomisë .Por pavarësisht sfidave Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se sfidë do të mbetet për ekonominë konflikti në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë çka do ti bëj çmimet e produkteve më të paqëndrueshme për një kohë të gjatë
Në nivel global, FMN ka rritur lehtë parashikimin për rritjen ekonomike në 3,1% Raporti evidenton se ekonomia botërore ka treguar qëndrueshmëri përballë konfliktit në Lindjen e Mesme, çmimeve të larta të energjisë dhe tensioneve tregtare, e mbështetur nga aktiviteti ekonomik dhe investimet në teknologji.
Gjithsesi, rritja mbetet e pabarabartë ndërmjet vendeve. Ekonomitë që përfitojnë nga investimet në inteligjencën artificiale po regjistrojnë rezultate më të mira, ndërsa importuesit e energjisë përballen me kosto më të larta.
RRITJA EKONOMIKE NE 2026
SHQIPERIA 3.5%
Maqedonia e Veriut 3.5%
Kosova 3.5%
Serbia 3.3%
Mali i Zi 3%
Bosnja dhe Hercegovina 2.3%


