Fenomenet si droga dhe korrupsioni nuk i sollën shqiptarët, por i gjetën mes evropianëve. Kështu ka deklaruar kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi në Ditën e Evropës, duke i dhënë mesazhin shtetit të Hollandës, që Shqipërinë ta vlerësojë për përpjekjet në luftën ndaj këtyre fenomeve e jo për njollën e zezë të kanabisit.
Hollandezët skeptikë nuk duhet ta cënojnë Shqipërinë për kanabisin, pasi është vetë Hollanda tregu kryesori i bimës së ndaluar për shqiptarët. Këtë mesazh u dha Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi në Ditën e Evropës, një prej shteteve që vënë në pikëpyetje hapjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.
Që të mos ekzistojnë dyshime për vendet e Bashkimit Evropian, politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar, tha kreu i Kuvendit.
“Përvoja e suksesshsme e zgjerimit të BE drejt vendeve të Europës Lindore dhe qendrore na mëson se objektivi i aderimit në BE mund të arrihet vetëm kur ka konsensus afatgjatë dhe të qëndrueshëm mes shumicës dhe opozitës”.
Në bashkëbisedimin me gazetarët, kryeparlamentari ka komentuar për herë të parë dorëzimin e mandatit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
“Parlamenti shqiptar në asnjë rast nuk ka pasur të tillë, asnjë s’e ka lënë mandatin. Është rasti i parë që duhet t’ja kemi mirëpritur dhe është i vlerësuar”.
Politika ska moral ka thënë Winston Curcill. Dhe duke iu referuar kësaj shprehje të kryeministrit britanik, kreu i kuvendit shqiptar ngre lart veprimin e ish-deputetit socialist.
“Ndaj brenda politikës ka moral. Dorëheqja e Tahirit vazhdon të ngelet ky moral brenda imoralitetit. Rasti në fjalë është për t’u përshëndetur, për t’u mirëpritur. Sa i takon akuzës, ajo ngelet ta hetojnë Prokuroria dhe ish-deputeti përpara organeve të drejtësisë”.
Edhe pse ia lë në dorë drejtësisë të thotë fjalën e fundit, nuk i kursen kritikat ndaj Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ruçi u rreshtua në krah të Presidentit Ilir Meta dhe ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj që e akuzuan Këshillin e Lartë të Drejtësisë se u vu në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar./abcnews.al