Zyrtarisht Mërgim Vojvoda është pjesë e Torinos. Pas një sezoni të shkëlqyer me Standard Liege, mbrojtësi pati disa oferta, madje edhe Atalanta që shkoi deri në çerekfinale të Champions League. Në fund djaloshi nga Kosova pranoi propozimin Torino.
? | Welcome, Vojvoda! ?#SFT #WelcomeVojvoda pic.twitter.com/X8gwUwx3c8
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) August 27, 2020
“Torino FC me kënaqësi ju njofton se ka fituar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive të lojtarit Mërgim Vojvoda nga Standard Liege. Mbrojtësi ka nënshkruar për katër vite. E gjithë Torino e mirëpret Vojvodën me një përqafim të ngrohtë: Mirë se vjen në Torino, gjithmonë forca Toro”, shkruan klubi që garon në Serie A.
Vojvoda kaloi te Torino me ndërmjetësimin e menaxherit Adrian Aliaj, i cili ka qenë pjesë e kombëtares shqiptare dhe vjet transferoi Amir Rrahmanin te Hellas Verona. Për mbrojtësin e Kosovës Torino ka paguar 5.5 milion euro dhe shpreson që të zhvillojë një sezon të mirë në Serie A. /abcnews.al

