Vllaznia ka zyrtarizuar firmën me Cassius Vinicius Coelho, ose thjesht Cassius. Qendërmbrojtësi është 25 vjeç dhe për të, do të jetë eksperienca e tretë në Europë. Për herë të parë, shtatlarti zbarkoi në Moldavi në vitin 2018 dhe iu bashkua skuadrës së Zimbru. Në moshë të re, Cassius ka qenë pjesë e skuadrave të Serie A në Brazil, si Portuguesa dhe Santos, por pa mundur të debutojë.
URT, Gremio Anapolis dhe Anopolina janë ekipet e tjera me të cilat është aktivizuar mbrojtësi brazilian. Sezonin e shkuar ai ka provuar edhe një eksperiencë në ligën e tretë portugeze, me skuadrën e Amora.
Ndërsa Teuta, ka zyrtarizuar firmën me futbollistin 24 vjeçar, Iran Goncales, i cili vjen nga ekipi i Besës së Kavajës.
“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin 24 vjeçar, Iran Goncales. Drejtuesit e klubit dhe mesfushori kanë gjetur akordin për bashkëpunim lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” dhe tashmë është pjesë e bluve.
Iran Goncales në Durrës vjen nga ekipi i Besës. Ku ka luajtur me Besën, të gjitha ndeshjet këtë sezon dhe ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 12 asiste.
Goncales është bashkuar me ekipin në stërvitje, ndërsa bëhet përforcimi i tretë i Teutës në këtë afat kalimtar .KF Teuta i uron mirëseardhje Iran Goncales, duke i dëshiruar suksese dhe shumë fitore me fanellën e skuadrës tonë!”./abcnews.al