Vllaznia ka nisur përgatitjet me trajnerin Thomas Brdaric. Shkodranët nuk e kanë pasur grupin e plotë ditën e sotme. Një pjese të lojtarëve u kanë përfunduar kontratat dhe duhet të ulen me drejtuesit për të diskutuar në lidhje me rinovimet.
Ndërkohë ka lëvizje në hyrje dhe lojtari i parë që ka zbarkuar në Shkodër është një sulmues. Bëhet fjalë për Ardit Hoxhajn, anësorin që kë bërë një sezon të mirë me Flamurtarin dhe që pritet të zyrtarizohet pjesë e Vllaznisë në vazhdim.
Ai ka nisur stërvitjen me kuqeblutë, edhe pse ende klubi shkodran nuk ka dalë me ndonjë njoftim për të bërë zyrtar kalimin e tij nga Flamurtari te Vllaznia. Hoxhaj shikohet në fotot e publikuara nga klubi shkodran dhe është çështje kohe që të konfirmohet si afrimi i parë në klubin verior. /abcnews.al