Astrit Patozi zyrtarizon ndarjen nga “PD e Bashës”

schedule11:35 - 1 Maj, 2018

schedule 11:35 - 1 Maj, 2018

Astrit Patozi njoftoi zyrtarisht ndarjen nga ajo që quan Partia Demokratike e Bashës. I ftuar ne studion e gazetarit Sokol Balla, ish-nënkryetar i Partisë Demokratike sot kritik i lidershipit të kësaj force politike u shpreh se do t’i përkushtohet një projekti të ri.

Një nga kritikët më të ashpër të kreut demokrat Lulzim Basha dhe lidershipit të tij, shpejt mund të jetë edhe kundërshtari i tij politik. Astrit Patozi njoftoi ndarjen përfundimtare nga ajo që quan “Partia e Bashës”.

Astrit Patozi: “Unë nuk ndjej asnjë detyrim ndaj partisë së Lulzim Bashës, e them me bindje të plotë pa keqardhje. Ndërkohë ndihem përjetësisht borxhli dhe mirënjohësndaj PD që nuk ekziston më. Ajo sot është partia e Lulzim Bashës që nuk ekziston më. Shoqëria shqiptare në këtë stad që është ka nevojë për një projekt të ri politik”.

Nëse do të jetë Lëvizje apo Parti, këtë Patozi nuk mund ta thotë ende, duke ia lënë në dorë ekzistencën e saj reagimit të demokratëve që ndihen të papërfaqësuar.

Astrit Patozi: “Në rast se nuk e bëjmë ne, do  ta bëjnë të tjerët. Unë jam i vendosur që ta ndjek me të gjithë kapacitetet dhe energjitë e mia. Në rast të kundërt, nëse ky projekt nuk do mbështetet, nuk do shndërrisë sigurisht që jeta është e bukur edhe pa politikë”.

Astrit Patozi theksoi se nuk e ka menduar veten kryetar të Partisë Demokratike dhe se për preferenën e tij që kandidatura t’i shkonte Jozefina topallit, ka dëshmitar vetë Sali Berishën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!