Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel për respektimin e masave në normalitetin e ri për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Ajo kërkon të mbahet distanca, maska në ambiente të mbyllua dhe kujdesi për higjienën vetjake.
MSH thotë se vetëm nëse respektojmë këto rregulla, mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën tonë.
“Normaliteti i ri na kërkon në çdo moment të mbrohemi nga infektimi me Covid-19
Në normalitetin e ri duhet të:
-Mbani distancë mbi 1 metër;
-Vendosni maskë në ambjentet e mbyllura dhe aty ku distanca fizike nuk mund të ruhet;
-Kujdeseni për higjienën vetjake, lani sa më shpesh duart.
Vetëm nëse respektojmë këto rregulla mund të mbrojmë shëndetin dhe jetën”, thuhet në apelin e MSH./abcnews.al
https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/photos/a.486584464785969/2958246460953078/?type=3&theater