Në 24 orët e fundit në Durrës janë konfirmuar 15 raste me koronavirus. Abcnews.al mëson se rastet e reja janë nga tre familje.
Në një nga familjet, me katër anëtarë, virusin e ka marrë burri i cili punonte në AKU.
Siç raporton gazetari Leonidha Musaj është një ndër personat që ushtron kontrolle në terren. Ai dyshohet ta ketë marrë i pari virusin, dhe më pas familjarët.
Dy familjet e tjera janë me nga tre anëtarë. Për to nuk dihet se nga mund ta kenë marrë virusin.
Ndërsa 5 rastet e tjera mësohet të jenë raste kontakti.
Lexo edhe: Shënohen 127 raste të reja me koronavirus në vend
Në bazë të të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në total numri i rasteve aktive në Durrës është 344.
Po ashtu, nga gjashtë persona që humbën jetën sot, tre ishin nga Durrësi. Betejën me virusin e humbën një 64-vjeçar, një 65-vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. /abcnews.al/



