Ylli i Leicester Cityt, James Maddison, duket se po shijon pushimet e tij në Ibiza të Spanjës. Tashmë që Premier League ka mbaruar, anglezi ka zgjedhur ishullin spanjoll për të kaluar disa ditë pushimi.
Së bashku me shokët e tij, Dele Alli dhe Jack Grealish, anglezi ka qenë në një festë mbrëmjen e djeshme dhe është parë nën shoqërinë e një biondeje seksi. Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për mesfushorin e “Dhelprave”.
Bukuroshja nuk e ka pranuar puthjen e tij dhe ka qenë vetë lojtari që e ka postuar momentin në “Insta Story”. Maddison tenton ta puthë atë, por ajo nuk pranon dhe reagimi i lojtarit është tipik në këto raste.
Videoja është fshirë më pas, por tashmë ajo është bërë virale në rrjetet sociale. Sigurisht nuk kanë munguar edhe kritikat drejtuar futbollistit anglez /abcnews.al
James Maddison… pic.twitter.com/NDetFpOf6O
— Max. ♣️ (@AFCMax9) August 3, 2020