Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Spanja nën alarm, përfshihet nga stuhi dhe përmbytje

schedule18:29 - 19 Tetor, 2026

schedule 18:29 - 19 Tetor, 2026

SPANJË – Stuhi të fuqishme dhe përmbytje kanë përfshirë disa rajone të Spanjës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për kushte meteorologjike jashtëzakonisht të rrezikshme në orët në vijim.

Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës, AEMET, ka lëshuar alarm të kuq për Mallorkën dhe rajonin e Valencias, për shkak të reshjeve intensive dhe rrezikut nga përmbytjet.

Situata ka shkaktuar edhe viktima.



Për shkak të përkeqësimit të motit, qeveria rajonale e Ishujve Balearik ka vendosur mbylljen e shkollave në Mallorkë, Ibiza dhe Formentera. Ndërkohë, në Valencia, shërbimet e trenave janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet në Valencia, Katalonjë, Andaluzi dhe Ishujt Balearik kanë raportuar qindra incidente, përfshirë banesa të përmbytura, rrugë të pakalueshme, pemë të rrëzuara dhe dëme materiale.

Gjithashtu, banorët e Valencias, Ibizës dhe Formenterës kanë marrë mesazhe paralajmëruese në telefonat celularë, ku u kërkohet të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa paralajmërimet për motin e keq mbeten në fuqi në zonat e prekura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!