Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cristian fiton “derbin e binjakëve”/ Sulmuesi kuqezi shënoi dhe mundi vëllain Stiven në Serie B

schedule12:40 - 28 Tetor, 2026

schedule 12:40 - 28 Tetor, 2026

Pritej me shumë interes dhe nuk zhgënjeu. Jemi në Serinë B, por është gjithmonë emocion i madh kur dy shqiptarë janë përballë.

Aq më shumë kur janë vëllezër, madje binjakë. Kristian e Stiven Shpendi ishin kundërshtarë të paktën për një mbrëmje në kategorinë e dytë në Itali, në një duel ku protagonist për mirë ishte I pari, ndërsa i dyti i pati të gjitha të zezat mbi kurriz.

Sulmuesit 23-vjeçarë u përplasën në sfidën Çezena-Empoli të vlefshme për javën e 9-të, dhe që u fitua nga vendasit me shifrat 2-1, falë edhe Kristianit.



Ai realizoi golin e parë, mjaft të bukur, duke i dhënë fund serisë negative prej tri ndeshjeve pa shënuar. I gjithë stadium thirri në kor emrin e tij, dhe jo më kot, sepse shqiptari I ri është shënuesi më i mirë i Serisë B me 7 gola.

Po ashtu, Kristiani u zgjodh si lojtari më i mirë i ndeshjes nga tifozët në agjencinë e specializuar “sofaskor”, edhe pse vetë kjo media I dha notën 7.9 duke e nxjerrë si të dytin më të mirë pas Saporitit, gjithashtu të Çezenës që u vlerësua me 8.1.

Po Stiveni? Më keq nuk kishte sesi shkonte.

Sulmuesi binjak nuk ishte edhe aq i përqëndruar këtë herë, i mbuluar fort nga mbrojtësit vendas, duke humbur raste e duke mos qenë i orientuar. Për më tepër, ishte ai që detyroi portierin mik të shkaktonte autogol duke i shpëtuar topi nga dora.

Kjo ishte për rezultatin përfundimtar 2-1 në 74’. Fatkeqësia u bë e plotë në minutën e 5-të shtesë kur në përpjekje për të shënuar goditi portierin vendas dhe mori karton të kuq. Sezon i mallkuar deri tani për një shënues shumë të mirë, I cili ka vetëm një gol e një asist në 9 ndeshje në Serinë B në 2026-2027./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!