Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asani, dy “gezime” në një ditë/ Lojtari ofensiv pritet që të kthehet në Kombëtaren shqiptare

schedule12:36 - 28 Tetor, 2026

schedule 12:36 - 28 Tetor, 2026

Problemet nuk i ka pasur të vogla, por duket se po zgjidhen. Jasir Asani është në një moment të mirë në karrierën e tij në Iran, edhe pse skuadra e tij, Esteglal, u mund 2-0 nga Al Shabab në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Ylli kuqezi duhet se do të kthehet në kombëtare pas një mungese kohët e fundit, dhe sipas mediave në Teheran, trajneri I Shqipërisë, Rolando Maran, e ka në plan për t’ia dërguar një ftesë.

Flitet për duelet e Ligës së Kombeve në nëntor ndaj Finlandës e Bjellorusisë. Ndërkaq, kthesë për mirë kanë marrë edhe çështjet e tij ligjore në futbollin Iranian.



Komisioni përkatës I Federatës Iraniane të Futbollit vendosi se kontrata e tij me Esteglalin është e rregullt, se nuk ka asnjë shkelje në faktin se ai po luan këtë sezon, edhe pse më parë u largua nga ekipi.

Klubet rivalë, mes të cilëve Persepolis, kishin bërë ankesë në komision duke kërkuar që Asani të mos lejohej që të luante në ligën iraniane gjatë edicionit të tanishëm.

Fitore për shqiptarin nga Maqedonia, ndonëse ende jo e plotë. Kjo, sepse pritet që Persepolis dhe të tjerët ta dërgojnë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!