Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbappe, “çështje shtetërore” në Kinë/ Qeveria kineze ndërpret transmetimin e ndeshjeve të La Liga

schedule12:47 - 28 Tetor, 2026

schedule 12:47 - 28 Tetor, 2026

Një koment i pamenduar në kuadrin e humorit është kthyer në një çështje shtetërore në Kinë. Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të polemikave pas deklaratave në lidhje me ish udhëheqësin kinez Mao Ce Dun. Duke folur për një “meme” të tij në rrjet, sulmuesi i Real Madrid u shpreh se “diktatori i tij i preferuar është ai kinez”.

Reagimi ishte i menjëhershëm, ndërsa dy sponsor ndërprenë menjëherë kontratat e sponsorizimit me Mbappe. Bëhet fjalë për kompanitë kineze Mengniu dhe Dongpeng.

Vetë futbollisti kërkojë një ndjesë publike me anë të një letre të shkruar në gjuhën angleze dhe atë “mandarine”.



Më pas La Liga bëri të njëjtën gjë, duke shprehur keqardhje për fjalët e futbollistit, ashtu siç bëri edhe Real Madrid me anë të një deklarate për mediat.

Por deri tani, këto ndjesa nuk kanë bërë punë.

Më anë të një zëdhënësi të ministrisë së jashtme Kina tha se fjalët e Mbappe “lëndojnë ndjenjat e popullit kinez do të hasin në kundërshtim nga të gjitha shtresat e shoqërisë”.

Pas fjalëve, autoritetet kineze kanë shkuar te veprat.

Transmetuesi shtetëror kinez “China Media Group” ndaloi menjëherë transmetimin e ndeshjeve të kampionatit spanjoll. Kjo do të thotë një humbje e madhe financiare për La Liga, e cila ka një sërë kontratash sponsorizuese dhe nuk mund të humbasë një treg aq të madh sa ai kinez. Po ashtu, janë hequr nga transmetimi, të gjitha spotet publicitare ku shfaqet sulmuesi francez.

Po ashtu, llogaritë zyrtare të Mbappé në platformat kineze si Ëeibo dhe Xiaohongshu u bllokuan ose u vendosën në regjim heshtjeje.

Kjo është një tjetër goditje e rëndë për yllin e Real Madrid, pas zhgënjimit në ceremoninë e “Topit të Artë”, por që është kthyer edhe në një problem të madh për klubin e tij dhe gjithë La Liga.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!