Pandemia e koronavirusit ka futur në kaos sistemet e Shëndetit rreth e qark botës, sipas zyrtarëve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Impakti i Covid-19 mund të shkojë përtej njësive të kujdesit intensiv që ju shihni tek pacientët me Covid,” u shpreh Dr. Mike Ryan, gjatë konferencës së radhës për shtyp nga Gjeneva.
“Pandemia është duke ndikuar negativisht në kapacitetin e sistemeve Shëndetësore për t’u kujdesur për pacientët.”
Ryan shtoi se OBSH është duke analizuar një studim të fundit, të realizuar nga shtetet anëtarë të agjencisë.
Studimi tregoi se tre të katërtat e shteteve anëtare raportuan probleme të pjesshme ose të plotë të shërbimeve të imunizimit, shërbimeve rehabilituese dhe shërbimeve dentare, tha ai.
Ajo që po shohim ne tani, sipas Ryan, është një efekt dytësor, për sa i përket sigurimit dhe eksesit në kujdesin shëndetësor.
“Në këtë rast, ndërsa shërbimet shëndetësore bëhen gjithnjë e më pak të arritshme, pasi rriten kostot e mundshme dhe tarifat e përdoruesve, dhe ndërsa të ardhurat e disponueshme të njerëzve zvogëlohen, kemi frikë se njerëzit do të bëjnë zgjedhje jo të shëndetshme, ose zgjedhje për të mos kërkuar kujdes shëndetësor sepse kostoja e veprimit të kësaj është shumë e vështirë për ata dhe familjen e tyre, “tha ai. /abcnews.al/

