Serbi-Kosovë, analistët presin zhvillime të rëndësishme

schedule15:49 - 26 Prill, 2018

schedule 15:49 - 26 Prill, 2018

Dialogu mes Kosovës dhe Prishtinës gjendet në fazën finale. Dhe për këtë analistët në Beogradit presin zhvillime të rëndësishme deri në vitin 2019.

Beogradi dhe Prishtina ndodhen në momente pritjeje nëse dialogu i Brukselit do të këtë një vazhdim pozitiv. Idete për kompromis në Serbi ende dëgjohen nga politika, por jo edhe se cfarë është kjo ide.

Marko Savkoviç, analist Fondit beogradas për politika të vecanta, thotë se ka tre ide. Ndarja apo shkëmbimi, fuqizimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe apo një konflikt i ngrirë. Tek të trija sheh probleme, por të gjitha idetë janë legjitime. Bashkimi Europian pret një progres pavarësisht se si quhet ai.

Marko Savkoviç:Pritjet janë që deri më 2019 të kemi një rezultat. Kjo hap dy dilema se cfarë do të ndodh pas këtij viti pasi Serbia do të vlerësohet në rrugën e BE-së për këtë në vazhdimësi dhe se cfarë mund të jetë marrëveshja e arritur pasi palët duhet të bien dakord”.

Dialogu ka kundërshtarët e saj. Por, për Savkoviç që të arrihet qëllimi duhet ndryshuar gjuhën politike dhe marrëveshja përfundimtare do të ishte fillimi i një procesi të gjatë të normalizimit.

Marko Savkoviç:Është me rëndësi nëse do të sillemi të gjithë në mënyrë të përgjegjshme apo jo. Kjo kërkon një gjuhë tjetër dhe të kthehet në një dialog në mes të dy shoqërive dhe me një numër të madh njerëzish”.

Bashkimi Evropian ka shtuar përpjekjet për të kthyer palët në tavolinën e bisedimeve dhe vizitat e shumta në Ballkan tregojnë rikthimin e Brukselit./abcnews.al