Më në fund e shënoi edhe ai emrin e tij në histori.
Stavro Pilo u bë golshënues në Ligën e Kampionëve, një nga shqiptarët e paktë që ia kanë dalë.
Mbrojtësi I kombëtares ishte hero në përballjen e pamundur të AEK-ut të Athinës në stadiumin “Etihad”, përballë Mançester Sitit.
Pilo ishte protagonist absolut I aksionit, që nga nisja e tij, derisa topi përfundoi në rrjetë, dhe në përgjithësi ishte një nga lojtarët më të mirë të AEK-ut në sfidën që u humb me shifrat 5-1.
Ai mori notën 6.6 nga “sofaskor”, pranë më të mirëve për grekët si Joviç e Majer, dhe ndjeshëm mbi mesataren e vlerësimit të ekipit.
Mbrojtësi po vazhdon një sezon shumë të mirë, në të cilin ka qenë ndër protagonistët kryesorë të kampiones së Greqisë, edhe në Superligën e vendit të tij, edhe në Europë, dhe tashmë nuk mund të quhet një zbulim.
Për fat të keq, portieri I kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha, sërish nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak dëmtimi.
Mançester Siti, pavarëësisht problemeve me drejtësinë dhe dënimi të rëndë të pritshëm, e pavarësisht humbjes ndaj Paris SG në fushën e vet më herët në Champions, tregoi se mbetet një fuqi e futbollit europian.
Më I miri në fushë ishte ylli I Anglisë, Fil Foden, me 3 gola.


