Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dje dialogu mori përgjigjen e dhunës”/ Rama nxjerr sërish karriget para Kryeministrisë: Dora ime është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe

schedule08:20 - 21 Tetor, 2026

schedule 08:20 - 21 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama kërkon sërish dialog me protestuesit. Kreu i qeverisë ka vendosur sërrish karrige në sheshin para Kryeministrisë.

Ai deklaroi se dje, dialogu mori përgjigjen e dhunës, ku studentët dhe pedagogët thyen karriget e vendosura prej tij për dialog.

Rama theksoi se dora e tij është e shtrirë për këdo që mendon ndryshe. Kreu i qeverisë u shpreh se çdo dhunues do të marrë përgjigje ligjore dhe financiare.



“Ka 1001 pakënaqësi, halle e probleme, arsye për të protestuar. Por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhje, që duan të njëjtën gjë, si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë. Dhuna është krim i ndëshkueshëm. Dje, dialogu mori përgjigjen e dhunës. Sot dialogu është këtu përsëri. Çdo dhunues do të marrë përgjigje. Përgjigja do të jetë ligjore, do të jetë financiare. Kush shkatërron, do të paguajë. Shqipëria është e të gjithëve”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!