Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë numri i rastve të reja në krahasim me ditët e fundit ka një trend ulje, ndërkohë numri i të shtruarve në spitalet Covid vijon të jetë i lartë.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik aktualisht në dy spitalet e dedikuara Covid po marrin trajtim mjekësor 124 pacientë.
LEXO EDHE : Rritet numri i të infektuarve me Covid, konfirmohen 92 raste të reja
“Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar”.
Në 24 orët e fundit, janë kryer 507 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 92 raste pozitive duke e çuar në 5197 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ndërkohë deri më tani kanë humbur jetën 154 persona./abncews.al