Si rrallëherë, Anita Haradinaj publikon foton romantike teksa Ramushi e mban në krahë

schedule10:40 - 30 Korrik, 2020

schedule 10:40 - 30 Korrik, 2020

Çifti i njohur, Ramush Haradinaj dhe Anita Haradinaj, janë duke shijuar pushimet në bregdetin shqiptar.

Ata po relaksohen në prani të njëri-tjetrit në këto ditë të nxehta, larg aktiviteteve të përditshme.

Dyshja nuk kanë nguruar që t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale disa nga momentet e bukura.

Ka qenë Anita, e cila ka publikuar së fundmi një fotografi romantike me bashkëshortin e saj në InstaStory. Ajo  shfaqet e lumtur teksa Ramushi e mbante në krah dhe i dhuron atij një puthje të zjarrtë.

“Dashuria edhe nuk të lë me prekë në tokë”, shkruan Anita përmbi foto.

Kujtojmë që çifti janë prindër të tre fëmijëve dhe janë shpesh në qendër të media për jetën që bëjnë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!