Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Haradinaj: Thaçi president!/ Ish-kreu i AAK: Të vazhdojë mandatin e ndërprerë nga Haga

schedule13:23 - 22 Gusht, 2026

schedule 13:23 - 22 Gusht, 2026

Hashim Thaçi për president. Ky është propozimi i ish-kreut të Aleancës, Ramush Haradinaj, ndërsa Albin Kurti vazhdon ta mbajë Kosovën në krizë prej një viti e gjysmë, me zgjedhje të njëpasnjëshme, por pa institucionet kryesore të shtetit.

Haradinaj thotë se Thaçi president do të ishte zgjidhje e krizës, dhe njëkohësisht nder për Kosovën që ish-presidenti të vazhdojë mandatin e ndërprerë padrejtësisht.

“Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me thirrjen e tij, është nderi ynë si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake politike, po për shkak të kundërpërgjigjes ndaj armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin”, tha ai.



Haradinaj akuzon Kurtin se zgjedhjen e presidentit, për të cilën ende nuk ka marrëveshje, po e paraqet si një alibi për zvarritjen e procesit dhe zgjatjen e krizës institucionale në vend.

“Çështja e marrëveshjes për presidentin, edhe kjo është një alibi. Një alibi që bëhet qëllimshëm, pra po shtyhet, po shtyhet, po shtyhet. Edhe në këtë mandat të dytë që po e djeg, pra e shihni çdo 48 orë do të thërrasë seanca”, u shpreh ai.

Ramush Haradinaj akuzon kryeministrin në detyrë se, me zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, po shkel Kushtetutën dhe po rrezikon djegien e mandateve të deputetëve të zgjedhur.

“Kuvendi është inekzistent. E vërteta është që ikja e mandatit të atyre që janë zgjedhur është ikje e mundësisë, edhe kjo po ndodh nga regjimi i Kurtit. Nga Kurti dhe regjimi i tij për shkak se ai ka instaluar veten mbi Kushtetutën, mbi institucionet, mbi çdo ligjshmëri kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës u rikthyen sërish këtë të shtunë në sallën e Kuvendit, duke kërkuar thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Të zgjedhurit e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk kanë qenë të pranishëm, ndërsa vetëm disa ditë më parë, kreu i partisë, Abdixhiku, ka pasur një takim me Albin Kurtin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!