Kryeministri Edi Rama do të takohet nesër pasdite me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Njoftimi është publikuar në faqjen zyrtare të kancelares Merkel.
Në të thuhet gjithashtu se fokusi i diskutimit do të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale dhe qëndrimi i Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian. Pas takimit është parashikuar edhe një deklaratë e përbashkët për shtyp.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Gjermani Kryeministri Rama do të shkojë në Bundestagun gjerman, ku është planifikuar një seancë bashkëbisedimi mes Kryeministrit dhe Komisionit të Jashtëm në Bundestag.
Ky Komision drejtohet nga Gunther Krichbaum, i cili ditët e fundit ka qenë në qendër të debateve midis kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Demokratike./abcnews.al