Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik kanë deklaruar në fund të mbledhjes së sotme se PS po përpiqet të bëjë ndryshime të njëanshme pa konsensusin e të gjitha palëve.
Oerd Bylykbashi tha se nëse PS kalon nesër ndryshimet e njëanshme kushtetuese vitet 14 janar dhe 5 qershori.
“Sot në mbledhjen e Këshillit Politik pas një propozimi shumë konkret nga ana jonë për hapje e listave 100%, jemi ndeshur për gjithë këto orë me refuzimin e PS. Propozimi garanton atë që duan njerëzit, hapjen e listave ndërsa ajo që kërkon maxhoranca është tjetër gjë.
PS ka refuzuar të japë arsyen pse nuk ndalet nga ndryshimi i kushtetutës që ka për qëllim të ndryshojë rregullat e lojës para se të fillojë regjistrimi i subjekteve zgjedhore. E bëmë të qartë që me votimin e njëanshmë që janë gati të bëjmë nesër, do të vritet marrëveshja e 14 janarit dhe ajo e 5 qershorit duke minuar një proces kaq të gjatë.
Për asnjë moment nuk ka qenë çështja e kësaj reforme përpjekja e PS për ndryshimin e koalicioneve. Është një model që ka ekzistuar për 70 vjet ndërsa propozimi jonë ka qenë shumë i qartë që listat e kandidatëve të partive të jenë 100% të hapura.
Shqiptarët nuk kanë kërkuar asgjë nga ato që po përpiqet të të bëjë Edi Rama. Propozimi ynë qëndron ende mbi tryezë që shqiptarët të marrin hapjen e listave dhe me votën e tyre të përcaktojnë kandidatët”, tha Bylykbashi.
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili tha se Damian Gjiknuri pas 5 orësh diskutime braktisi tryezën e Këshillit Politik.
“Në 5 orë debat PS dhe përfaqësuesi i saj sollën zero argumente në mbështetje të asaj që kanë sjellë dhe asnjë argument për të kundërshtuar propozimin e opozitës. Përfaqësuesi i PS u largua nga tavolina, ndërkohë që jemi të gatshëm dhe të palëvizur për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qëllimi është të fitojë zgjedhjet në tavolinë. Asnjë argument nuk ka pasur as këtu. Po izolohet Shqipëria me vrasjen e konsesusit”, tha Vasili./abcnews.al