Shtetet e Bashkuara kanë dyfishuar investimet financiare në total prej afro 1 miliard dollarësh për të përshpejtuar zhvillimin e një vaksinë të mundshme kundër koronavirusit nga kompania Moderna e cila ka hyrë në fazën e fundit të provave klinike.
Qeveria amerikane ka premtuar 472 milionë dollarë shtesë, sipas njoftimit nga kompania amerikane. Vaksina eksperimentale, e cila stimuloi prodhimin e trupave anti-koronavirus te të gjithë pjesëmarrësit, 45 prej të cilëve ishin në fazën e parë të eksperimentit, do të jenë në gjendje të testohet në 30.000 njerëz që nga e hëna, gjysma e të cilëve do të marrin një dozë 100 mikrogramë dhe të tjerët një placebo.
SHBA, vendi më i prekur nga COVID-19 në botë me mbi 146.000 viktima ka paralajmëruar investime të mëdha në imunizimin e amerikanëve nga fillimi i vitit të ardhshëm.
Ndërsa gara për një vaksinë po zhvillohet në mesin e disa laboratorëve në të gjithë botën, Moderna tashmë po udhëheq dhe po hyn në fazën e fundit të provave klinike dhe thelbësore për të ditur nëse vaksina është efektive ose jo./abcnews.al

