Gjiknuri inspekton punimet e TAP në segmentin rrugor Fier – Plazhi i Semanit

schedule12:13 - 22 Prill, 2018

schedule 12:13 - 22 Prill, 2018

Ministri i Infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri ka inspektuar punimet e kryera nga gazësjellësi TAP në rrugën që lidh Fierin me Plazhin e Semanit. Pjesë e paketës së investimeve të kësaj kompanie janë edhe shkolla dhe ujësjellës.

Punimet që po kryhen nga gazësjellësi Trans Adriatik, TAP në asfaltimin e segmentit që lidh Fierin me plazhin ë Semanit, u inspektuan nga ministri i infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri. Si njofton zyra e mendias pranë këtij dikasteri, rruga përshkohet nga banorët e më shumë se 14 fshatrave dhe do të lehtësojë edhe lëvizjen e turistëve drejt Parkut Arkeologjik të Apolinisë.

“Dua ta falenderoj kompaninë pasi kjo ishte përtej investimeve të planifikuara. Nga ana tjetër, dua të theksoj se në këtë zonë është investuar në shumë rrugë aksesi që kompania TAP ka bërë për gjithë zonën e Semanit”.

Investimet e TAP, thekson ministri, nuk janë vetëm në rrugë, por edhe në ujësjellësa dhe shkolla.

“Ne po punojmë me kompaninë edhe për një investim tjetër të mundshëm në një nga nënstacionet elektrike përfshirë dhe linjën 35 kilovolt e cila furnizon hidrovorin, por përmirëson dhe furnizimin me energji elektrike. Këto janë pjesë të paketës së negociuar me shoqërinë TAP e cila ka qenë shumë e gatshme për të adresuar shumë nga problemet sociale të kësaj zone”.

Në rang vendi, gjatë fazës së parë të rehabilitimit të rrugëve dhe urave ndihmëse në Shqipëri, TAP rehabilitoi afërsisht 58 km rrugë, ndërtoi dy ura të reja dhe përmirësoi 40 ura ekzistuese. Ndërsa nga faza e dytë rreth 87% e punimeve për përmirësimin e 120 km infrastrukturë rrugore kanë përfunduar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!