Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka akuzuar Kinën për sponsorizimin e hakerave që kanë për synim laboratorët që zhvillojnë vaksina për të luftuar koronavirusin, shkruan BBC.
Ata kanë akuzuar dy burra, kinezë, të cilët dyshohet se spiunonin kompanitë amerikane që po bënin kërkime për koronavirusin.
Cilat janë akuzat?

Zyrtarët i kanë quajtur të akuzuarit hakerë privatë që kishin mbështetje nga agjentë të inteligjencës kineze, përfshirë një oficer nga Ministria Kineze e Sigurisë së Shtetit (MSS).
Vendet të cilët ata kishin në shënjestër përfshinin Australinë, Belgjikën, Gjermaninë, Japoninë, Lituaninë, Hollandën, Spanjën, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Mbretëria e Bashkuar, SH.B.A dhe Kanada javën e kaluar akuzuan Rusinë se po kërkonte të vidhte kërkimet e bëra në lidhje me Covid-19. Akuzat kundër ish-studentëve të inxhinierisë elektrike Li Xiaoyu dhe Dong Jiazhi të lëshuar të martën, përfshijnë akuza për vjedhje sekrete tregtare dhe komplot mashtrimi.
Pse Kina akuzohet se po i mbështet ata?
Prokurorët thanë se të akuzuarit ndonjëherë vepronin në interesin e tyre personal, përfshirë një rast kur ata kërkuan shpërblim nga një kompani në mënyrë që të mos publikonin informacionet e kompanisë ndërsa në raste të tjera, “ vidhnin informacione ” për qeverinë kineze .
Ata dyshohet se vodhën të dhëna ushtarake dhe i siguruan qeverisë kineze fjalëkalimet e një aktivisti të demokracisë në Hong Kong dhe një ish protestuesi të Tiananmen./abcnews.al

