Liderët e BE-së sërish takohen për buxhetin, Merkel: Sot mund të mos arrihet ndonje rezultat

schedule14:44 - 19 Korrik, 2020

schedule 14:44 - 19 Korrik, 2020

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar në Bruksel se Liderët e Bashkimit Europian mund të mos e arrijnë ditën e sotme një marrëveshje në lidhje me planin për rimëkëmbjen ekonomike. Gjermania dhe Franca janë duke kërkuar një akord mbi një paketë prej 1.8 trilion eurosh për rimëkëmbjen ekonomike të Europës, për të shpëtuar ekonomitë që po përballojnë recensionin e tyre më të vështirë që pas luftës së dytë botërore.

Megjithatë vende si Holanda, Suedia, Austria, Danimarka dhe Finlanda nuk po bien tërësisht dakord me fondin e përbashkët, pasi kërkojnë qe të realizohen disa reforma përpara se fondi të aprovohet.

Nuk mundem ende të them nëse do të gjejmë një zgjidhje. Ka një vullnet të mirë, por mundet që sot të mos arrihet ndonjë rezultat. Sot kemi hyrë në ditën e tretë të negocimeve dhe me shumë mundësi disa aspekte do të ravijëzohen. Deri tani kemi punuar në mënyrë korrekte mbi tema të ndryshme, mes të cilave: përmasat e fondit, llojin e menaxhimit dhe për problemet e shtetit të së drejtës”, është shprehur Merkel.

Nga ana tjetër, Presidenti Francez Emmanuel Macron ka theksuar se në orët në vijim, liderët e BE duhet të gjejnë kompromise të mira, por kompromiset nuk mund të realizohen në kurriz të ambicjeve europiane. /abcnews.al