Rama: Nuk ka opozitë tjetër që shkon me dokumente kundër vendit të tyre

schedule13:08 - 19 Prill, 2018

schedule 13:08 - 19 Prill, 2018

Duke folur sot në parlament lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave, kryeministri Rama akuzoi opozitën se ka transportuar baltën, fjalorin dhe sherrin e brendshëm politik në vendet e BE, duke folur kundër Shqipërisë. Por, sipas Lulzim Bashës, qeveria shqiptare ka dështuar në përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve të vendosura nga Brukseli.

48 orë pas shpalljes nga Komisioni Europian të rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, nga foltorja e parlamentit kryeministri Edi Rama dhe kryeopozitari Basha ndanë këndvështrimin e forcave politike që drejtojnë.

Edi Rama: “Rekomandimi pa ekuivok i Komisionit Europian është një dëftesë kuptimplotë që mishëron kryerjen një për një të detyrave të shtëpisë nga vendi ynë, në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim”.

Lulzim Basha: Edhe pse qeveria jonë ka dështuar jo vetëm në përmbushjen e kritereve për hapjen e negociatave, por ka braktisur edhe vlerat themelore europiane të demokracisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor.

Edi Rama: “Komisioni Europian ka njohur progresin e bërë mjaftueshmërisht për të arritur në një vendim aspak të lehtë për Komisionin, në kushtet kur Europa e bashkuar nuk është në ditën e vet më të mirë, në raport me projektin e madh të zgjerimit.

Lulzim Basha: BE-ja nuk është vetëm përmbushje e një aspirate shekullore të shqiptarëve, por edhe shpëtim nga katastrofa ekonomike, sociale, politike, që na pret me këtë qeverisje.

Arsyeja thelbësore pas këtij rekomandimi për kreun e ekzekutivit Rama është vetë ligji i Vettingut. Tashmë ai flet për një fazë të re përgjigjeje ndaj drejtësisë të cilës, në ligjëratë, nuk i shpëtojnë as politikanët.

Edi Rama: “Por, në të gjitha aspektet ka një dallim të madh mes fazës që është mbyllur dhe fazës që sapo ka nisur. Për ta kuptuar këtë dallim, shembulli më i thjeshtë dhe më kuptimplotë është pikërisht procesi i Reformës në Drejtësi dhe i Vetting-ut. Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës dhe këta prokurorë të largohen, do duhet që të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë dhe padiskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit”.

Këtë thekson edhe kreu demorkat Basha, por gishtin e drejton nga ish-ministri Tahiri, i gjendur përballë tij pas thuajse 6 muajsh.

Lulzim Basha: Jo në një ditë çfarëdo por në ditën e rekomandimit të hapjes së negociatave, Edi Rama pati pafytyrësinë dhe kurajon të mbronte trafikantin e drogës Saimir Tahiri.Madje e mbrojti duke thënë se mosarrestimi i tij është standard i Komisionit të Venecias. Dhe sot kjo sallë sot me Saimir Tahirin, brenda dhe kuksianët në burg, është shprehja më e qartë se ky Parlament, i dalë nga shit-blerja e votës dhe kjo qeveri dhe ky kryeministër të dalë nga paratë e drogës dhe të krimit, janë pengesa dhe barrierË kryesore për Shqipërinë europiane.

Për kryeministrin, dëmi vjen nga eksportimi i vrerit jashtë kufijve, duke përsëritur kështu akuzën drejtuar opozitë, kreu is ë cilës ri-theksoi qëndrimin e tij.

Edi Rama: Qoftë sot kur është fjala për të mos shfrytëzuar askënd dhe askund në Europë për t’i nxjerrë bishta Shqipërisë.

Për kryeministrin, vetë rekomandimi i Komisionit Europian është burim besueshmërie për investime të mëdha që krijojnë vende pune dhe sjellin rritje ekonomike, por Lulzim Basha nuk harron të akuzojë se të vetmet marrëveshje që kjo qeveri ka lidhur me vendet europiane janë ato të ruajtjes së kufijve shqiptarë nga policë europian, që shqiptarët të mos largohen nga vendi i tyre./abcnews.al