Brazili vijon të mbetet vendi me një numër të lartë të personave të prekur nga COVID-19 duke shënuar po ashtu edhe një numër të lartë të viktimave.
Gjatë 24 orëve të fundit në Brazil janë konfirmuar 631 viktima, duke e çuar në total në 72.100 numrin e vdekjeve.
Gjithashtu një numër i lartë është regjistruar edhe me rastet e reja, ku 24.831 u konfirmuan me koronavirus në vendin e Amerikës Latine.
Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia COVID-19 dhe vlerësohet si epiqendër e shpërthimit në Amerikën Latine.