Një gjykatë në Indiana ka pezulluar ekzekutimin e parë federal të planifikuar në 17 vite, për shkak të koronavirusit. 47 vjeçari, Daniel Lee është dënuar me vdekje për vrasjen e një çifti dhe një vajze 8-vjeçare.
Gjykatësit pranuan kërkesën e familjarëve të cilët u duhej të përballeshin me një zgjedhje të vështirë. Ata dëshironin që në momentet e fundit të ishin pranë viktimës por gjithashtu kishin frikën e infektimit nga Covid-19 . Kështu që gjykata vendosi të shtyjë ekzekutimin e tij për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Nuk është e bërë ende e ditur se çfarë do të ndodhë me ekzekutimet e tjera të planifikuara, të cilat janë caktuar javën e ardhshme, të mërkurën dhe të premten./abcnews.al