Kontributi i tij mbetet i rëndësishëm. Po ashtu, edhe e majta.
Jasir Asani e gjeti sërish golin në Championsin e Azisë, duke ndihmuar skuadrën e tij, Esteglal, që të fitojë 2-1 në Katar në fushën e rivalit, Al Garafa.
Në një ndeshje që u mendua më e lehtë, por që përfundoi me tension dhe nerva, ylli kuqezi realizoi sipas mënyrës së tij për 1-0, në minutën e 37-të.
Ky ishte goli i tij I dytë i tij këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ndërsa ka dhënë edhe një asist, dhe gjithçka në vetëm dy ndeshje.
Futbollisti ofensiv shqiptar është kthyer në formën më të mirë në këtë vit sportiv, pasi po paraqitet shkëlqyeshëm edhe në Ligën Profesioniste iraniane, ku ka udhëhequr ekipin drejt vendit të parë dhe tre gola si dhe një asist në 8 ndeshje.
Për momentin, Esteglal është vetëm një pikë prapa kreut që mbahet nga Traktor i Tabrizit.
I konsideruar si lojtari më I mirë I skuadrës, dhe njëri nga më të mirët në ligën iraniane, Asani po vazhdon shkëlqimin në kontinentin aziatik, siç bëri edhe kur ishte në Korenë e Jugut, tek Kuangju, dhe kur shënoi 9 gola në 10 ndeshje në Champions, dy sezone më parë.


